Lëndohet ylli i Milan, do të mungojë një kohë të gjatë

19:19 | 02 October 2022

Lëndimi i Saelemaekers – Milan me mungesë për periudhë të konsiderueshme.

Milan ka humbur yllin belg për një periudhë të konsiderueshme.

Skuadra e Milan do të jetë pa shërbimet e Alexis Saelemaekers për një 6-8 javë, përcjell lajmi.net.

Lojtari është përjashtuar nga ekuacioni për ndeshjet e mbetura në vitin kalendarik 2022, për skuadrën e Milan.

23-vjeçari ka qenë një lojtar i rregullt në formacionin e Stefano Pioli këtë sezon, duke u paraqitur në të gjitha përveç një ndeshje.

Lojtari ishte startues në ndeshjen e djeshme, por u largua në minutën e 33′, pasi pësoi një lëndim.

Mediat italiane e shohin atë jashtë për një periudhë prej 6 deri në 8 javëve.

Saelemaekers është lojtari i gjashtë i lënduar te Milan, pas Zlatan Ibrahimovic, Mike Maignan, Alessandro Florenzi, Theo Hernandez, Junior Messias e Divock Origi.

Komento: