Lëndohet ylli i Tottenham

23:17 | 15 October 2022

Lëndohet Richarlison.

Sulmuesi i Tottenham, Richarlison duhej të zëvendësohej kundër Evertonit të shtunën pasi pësoi një lëndim të dukshëm në këmbë.

Braziliani u rrëzua në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes në Premier Ligë kundër ish-skuadrës së tij dhe duhej të merrte trajtim para se të zëvendësohej nga Yves Bissouma pas 52 minutash. Richarlison eci drejt poshtë tunelit kur u largua nga fusha.

Sulmuesi do të shpresojë që lëndimi të mos jetë shumë i rëndë me afrimin e Kupës së Botës. 25 vjeçari po lufton për një vend në skuadrën e Brazilit për turneun muajin e ardhshëm dhe duket gjithnjë e më shumë e mundshme që ai mund të marrë një rol titullar.

Trajneri i ‘Spurs’ Antonio Conte tha pas ndeshjes:

“Nuk e dimë, shpresojmë se nuk është aq serioze që ai ndjeu një problem në këmben e tij. Ai do të bëjë një MRI për ta kuptuar atë nesër, shpresojmë se nuk është serioze”, tha italiani.

Conte do të shpreson që lëndimi i Richarlison të mos jetë i rëndë në mënyrë që ai të jetë me ekipin në përballjen kundër Manchester United në ‘Old Trafford’ më 19 tetor.

Komento: