Lëndohet Zhegrova, mund të mungojë për ndeshjet e Kosovës

16:18 | 04 September 2022

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes Montpellier-Lille.

Zhegrova ishte pjesë e formacionit startues, por që e përfundoi ndeshjen në minutën e 36-të, pasi pësoi një lëndim dhe u largua menjëherë nga fusha e lojës.

Për momentin nuk dihet ende se sa i rëndë është ky lëndim, i cili mund të lë jashtë edhe në dy ndeshjet e Kosovës në Ligës së Kombeve në fund të muajit shtator.

Komento: