Napoli e konfirmon lëndimin e Rrahmanit.
Napoli ka konfirmuar lëndimin e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.
Mbrëmë Napoli fitoi 4:1 në udhëtim tek Cremonese.
Në atë takim titullar si gjithnjë ishte Rrahmani, por në minutën e 82` u zëvendësua.
Kjo pasi kosovari pësoi një lëndim, e atë e konfirmuar edhe klubi me anë të një njoftimi.
“Amir Rrahmani, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë në ndeshjen kundër Cremoneses, ka lëndim të muskulit në kofshën e këmbës së majtë”, ka shkruar Napoli në faqen zyrtare.
28 vjeçari po kalon në një formë fenomenale edhe këtë edicion me ‘napolitanët’, duke qenë shtylla kryesore e mbrojtjes.