Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka arritur marrëveshje parimisht për ta rinovuar kontratën me PSG-në, ka thënë Guillem Balague i BBC-së të shtunën.
35-vjeçari Messi, i cili udhëhoqi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës në Katar, do të jetë pa kontratë në qershor të vitit 2023.
Më herët, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka thënë se e dëshiron rikthimin e Messit, aty ku ylli argjentinas i kaloi 21 vjet të karrierës.
Por, Messi pritet ta vazhdojë kontratën edhe për një vit tjetër.
Shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” ka 53 paraqitje me skuadrën franceze, ndërsa ka shënuar 23 gola në të gjitha garat.