Leo Messi në pushime, bën ndryshimin e papritur në pamje

19:19 | 17 Korrik 2019

Messi po vazhdon t’i shijojë pushimet.

Lionel Messi është duke shijuar diellin dhe detin gjatë pushimeve të tij në Antogua dhe Barbuda.

Ylli i Barcelonës po kalon pushimet së bashku me gruan dhe tre fëmijët e tij në Ishujt Karaibe.

Gjatë qëndrimit në det, Messi nuk ka hezituar të ndajë një fotografi me ndjekësit në rrjetet sociale.

Në postimin e fundit, vërehet se Lionel Messi ka ndryshuar ‘pamjen’, duke i dhënë një ngjyrë tjetër mjekrës së tij.

Tifozët e Argjentinës nuk kanë hezituar ta pëlqejnë postimin e Messit, që tashmë ka arritur miliona pëlqime.

Komento: