Goretzka i pakënaqur me mediat.
Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, për mediumin “Sport1” është shprehur i pakënaqur me trajtimin me mediave ndaj lojtarëve të ekipit bavarez.
“Në përgjithësi ka shumë zhurmë tek Bayern. Lojtarët janë duke u shkatërruar në media. Kjo sigurisht se nuk ndihmon. Si lojtarë duhet të ballafaqohemi me shumë gjëra në këto momente. E drejtë apo jo, nuk ka rëndësi. Nuk është mirë”, tha Goretzka.
Bayern Munich në tri ndeshjet e fundit në Bundesliga ka një fitore, një humbje dhe një barazim, derisa këtë sezon ekipi nuk ka pasur formë stabile dhe për këtë është kritikuar në vazhdimësi nga mediat gjermane.