
Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo pranon se gjithçka nuk është zgjidhur me Neymar, por ai dëshiron që biseda e vazhdueshme rreth lojtarit të marrë fund.
Ishte e hapur që ylli brazilian dëshironte të largohej nga klubi gjatë verës, por Barcelona apo Real Madrid nuk ishin në gjendje të binin dakord për një marrëveshje me kampionët francezë, përcjell ORAinfo.

Leonardo nuk është i përgatitur të injorojë vendosmërinë e Neymar për të detyruar një largim, por ai insiston që bashkatdhetarit të tij t’i lejohet liria të bëjë ndryshime ./ORAinfo/