Leonardi takon fëmijët e Liridona Ademajt: A mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nanës?

15:33 | 05 Mars 2024
leonardi-takon-femijet-e-liridona-ademajt:-a-mundemi-me-ardhe-ne-kosove-me-dergu-lule-te-varri-i-nanes?

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt e cila u vra në vitin e kaluar, ka takuar dy nipërit e tij, të cilët po jetojnë në Suedi.

Leonardi derisa ka publikuar një fotografi bashkë me nipërit e tij, ka treguar se ata kanë pasur vetëm një kërkesë që të mund të vijnë në Kosovë dhe të dërgojnë lule te varri i nënës së tyre, Liridonës.

“Sot i takova nipat Dionin dhe Diarin, fëmijët e Liridonës tonë, pas disa muajsh dhe pas një ngjarje tragjike që do t’i përcjellë tërë jetën. U përqafuam gjatë. Ata e patën vetëm një kërkesë: a mundemi me ardhë në Kosovë me dërgu lule te varri i nenës”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka falënderuar shërbimet sociale në Suedi për kujdesin profesional.

Komento: