Leonardo arrin në Brazil, po nënshkruan me yllin 80 milionësh

20:02 | 05 Prill 2019

Milan janë të interesuar në nënshkrimin e një të riu brazilian.

Pas nënshkrimit të suksesshëm të Lucan Paquetës së Flamengos në dritaren e transferimit të dimrit, drejtori i Milanit Leonardo është kthyer në Brazilin e tij për të diskutuar një tjetër marrëveshje potenciale.

Sipas asaj që raportohet nga Fox Sports Brasil, Leonardo ka fluturuar përsëri në Brazil për të diskutuar një marrëveshje me Gremionin rreth futbollistit Everton përcjell ORAinfo.

Everton ka një klauzolë lirimi prej 80 milion euro në kontratën e tij të tanishme, por rossonerët po përpiqen ta zvogëlojnë këtë më tej. Leonardo do të ketë një takim të drejtpërdrejtë me presidentin e Gremio Romildo Bolzan, duke u përpjekur të nënshkruar për brazilianin, i cili është gjithashtu një objektiv i Premier League-së Manchester City./ORAinfo/

Komento: