Leonardo dëshpëron tifozët e Milanit

09:43 | 07 Maj 2019

Drejtori i Milanit Leonardo premtoi se Tiemoue Bakayoko do të “trajtohet në shtëpi” dhe paralajmëroi tifozët se “nuk do të ketë investime të mëdha”.

Fitorja 2-1 ndaj Bolonjës u hodh nga një incident në gjysmën e parë, kur Lucas Biglia humbi ndeshjen për shkakë të një lëndimi dhe Bakayoko zgjati shumë për t’u ngrohur dhe kjo ndikoi që Gennaro Gattuso ta inkuadroi në ndeshje Jose Maurin.

Çifti pastaj shkëmbeu fjalë të shëmtuara në krah, me mesfushorin e huazuar nga Chelsea.

“Ajo që ndodhi me Bakayoko do të diskutohet brenda dhe nuk do të publikojmë ndonjë veprim që do të marrim”, tha Leonardo për Sky Sport Italia, përcjell ORAinfo.

“Ai trajtoi shumë çështje gjatë javëve të fundit, por gabimet janë gabime dhe ne do të ndërhyjmë. Ai ka shumë elemente pozitive, por kushdo që bën një gabim duhet të paguajë për të”.

“Ne nuk duhet të ndërhyjmë çdo herë dhe është e vërtetë se shumë gjëra kanë ndodhur, por ne përpiqemi t’i zgjidhim ato brenda. Të gjithë së bashku, nga Ivan Gazidis tek unë tek Paolo Maldini dhe Gattuso. Nuk mund të bëhet një gjykim publik”, tha Leonardo.

“Situatat janë sqaruar, ata të gjithë e dinë se çfarë mendojmë, sepse ne vijmë e shkojmë, por Milan mbetet dhe Milani është i paprekshëm”.

Leonardo ka bërë të ditur se nuk do të ketë investime të mëdha në klub.
“Klubi kishte shumë ndryshime dhe është e vërtetë që ne nuk jemi në një situatë të thjeshtë ekonomike me parametra që duhet të përmbushen jo shumë kohë”.

“Nuk ka demontim të skuadrës, por natyrisht se nuk do të ketë investime të mëdha. Ne jemi bllokuar për verën e ardhshme. Është e qartë se kualifikimi i Ligës së Kampionëve do të jetë vendimtar se në cilin drejtim do të shkojmë”, ka thënë Gattuso. /ORAinfo/

Komento: