Leonardo dhe Maldini shkojnë në stërvitjet e Milanit, çka ndodhi aty?

16:50 | 21 Shkurt 2019

Milan do të luaj kundër Empolit të premten në kuadër të Serie A.

E për të parë nga afër përgatitjet e skuadrës së Gennaro Gattusos, drejtori sportiv Leonardo dhe kreu i zhvillimit Paolo Maldini ishin të pranishëm në qendrën e stërvitjeve të klubit.

Dyshja besohet se ka shkuar për të parë se cili është raporti i Gennaro Gattusos me lojtarët dhe rreth stërvitjeve që po bëhen para ndeshjes së nesërme, përcjell ORAinfo.

Leonardo dhe Maldini janë duke bërë përgatitjet edhe për afatin e verës, ku disa lojtarë pritet të sjellën në ‘San Siro’.

Rossonerët janë në formë të mirë dhe skuadra po duket më e fortë tani se sa në çdo moment në pesë vitet e fundit. /ORAinfo/

Komento: