Leonardo “dridh” Milanin, po ia merr yllin e madh

16:42 | 22 Dhjetor 2019

Pas një humbje tronditëse 0-5 në Bergamo kundër Atalanta, ka më shumë lajme nga mjedisi kuqezinj, këtë herë në frontin e tregut të transferimeve.

Siç raportohet nga Sky Sport, negociatat janë duke u zhvilluar midis AC Milan dhe PSG për Lucas Paquetas, përcjell ORAinfo.

Leonardo, ish drejtori sportiv i Milanit, dëshiron të sjellë mesfushorin brazilian në Paris.

Ende nuk ka detaje konkrete në lidhje me këtë marrëveshje, por Milani nuk do ta shesë lojtarin dhe do të kërkojë të paktën për shumën e paguar vitin e kaluar për Flamengo (rreth 35 milion euro)./ORAinfo/

Komento: