Tranferi i parë i janarit ka arrit në San Siro.
Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo foli edhe për afrimin e parë të merkatos së janarit, fantazistin Paqueta.
Braziliani mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore.
“Mos e krahasoni me Kaka e Pato, ishin kohëra të tjera. Ta lejojmë të ambientohet me qetësi”, tha ai.
Ndryshe, Paqueta pritet të forcojë mesfushën e Milanit.
Kartoni i brazilianit, Milanit i ka kushtuar plotë 35 milionë euro.