Leonardo flet për transferin e ri, ja kush është ai

17:22 | 10 Dhjetor 2018

Tranferi i parë i janarit ka arrit në San Siro.

Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo foli edhe për afrimin e parë të merkatos së janarit, fantazistin Paqueta.

Braziliani mbrëmjen e djeshme ka mbërritur në Milano për të kryer testet mjekësore.

“Mos e krahasoni me Kaka e Pato, ishin kohëra të tjera. Ta lejojmë të ambientohet me qetësi”, tha ai.

Ndryshe, Paqueta pritet të forcojë mesfushën e Milanit.

Kartoni i brazilianit, Milanit i ka kushtuar plotë 35 milionë euro.

Komento: