Leonardo gjen transferin e ri të verës, ai është një super lojtar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Leonardo gjen transferin e ri të verës, ai është një super lojtar

12:20 | 11 Shkurt 2019

Gjiganti italian Milan synon të nënshkruajë me një lojtar të krahut të majtë gjatë tregut të transferimit të janarit, por përfundimisht, nuk u gjet asnjë i përshtatshëm dhe i disponueshëm që do të kishte ‘bërë kërcim në cilësi’, siç u citua vetë Gennaro Gattuso. Përcjell ORAinfo.

Megjithatë, menaxhimi i Rossonerëve vazhdon punën e tyre në këtë front për të ardhmen.

Sipas La Repubblica, së bashku me Allan Saint-Maximin nga Nice, Leonardo gjithashtu ka shtuar Richarlison nga Everton në wishlist.

Milan në janar ka bërë dy transferime mjaftë të qëlluar, Piatek dhe Paqueta, të cilët kanë arritur të ambientohen mjaftë mirë në klub, duke u bërë ndër më të rëndësishmit. /ORAinfo/

Komento: