Leonardo i largon dy yje nga klubi

19:02 | 10 Maj 2019

Teksa po afrohet fundi i sezonit, Milan po fillon të kërkojë përforcime të mundshme këtë verë.

Megjithatë, me nënshkrimet e reja edhe largime do të ketë dhe La Gazzetta Dello Sport njofton se dy lojtarë do të largohen, përcjell ORAinfo.

Gazeta thotë se Bakayoko dhe Calhanoglu janë të dy në rrugën e tyre për tu larguar nga klubi.
Bakayiko duket se do të kthehet në Chelsea pasi kredia e tij skadon këtë verë. Turk, nga ana tjetër, do të shitet për rreth 20 milion euro./ORAinfo/

Komento: