
Lucas Paqueta nuk po e gjen vetën të ekipi i parë i Milanit.
Ylli brazilian e ka humbur vendin në 11-shtën startuese, duke bërë që të kërkojë skuadër të re.
Interesim për të ka shfaqur gjiganti francez, PSG.
Drejtori i klubit francez, Leonardo i pëlqen shumë Paqueta, por oferta e klubit francez për brazilianin i ka ‘çmendur’ drejtuesit e Milanit, përcjell ORAinfo.

Leonardo ishte ai qe e sjelli Paquetan në Milano vitin e kaluar pasi kuqezinjtë paguanin afro 40 milionë euro për të.
E tani Leanardo e dëshiron atë në PSG, por me një çmim shumë me të lirë.
Ai ka ofruar më pak se 30 milionë euro për transferimin e tij, ofertë që nuk është pëlqyer aspak nga drejtuesit e Milanit.
Nga shitja e Paquetas, Milan synon të përfitoj të paktën 35 milionë euro. Mbetët të shihet nëse kjo kërkesë e kuqezinjëve do të pranohet nga drejtuesit e PSG-së. /ORAinfo/