Leonardo ia “mbyll” derën Milanit për transferimin e Icardit

23:09 | 10 Nëntor 2020

Icardi-Milan, PSG “i mbyll” derën transferimit me deklaratën e Leonardos.

Ditët e fundit emri i Mauro Icardi është kthyer me forcë në orbitën e Milanit.

Sulmuesi – sipas thashethemeve – do të ishte i etur të kthehej në Itali dhe më saktësisht në Milano, por te skuadra kuqezi.

Drejtori i PSG, Leonardo, duke iu përgjigjur disa pyetjeve nga tifozët francezë, foli gjithashtu për ish-sulmuesin e Interit:

“Ne kemi huazuar një lojtar që ka shënuar 25 gola në sezon. Ne e vëzhguam atë mirë dhe vendosëm ta konfirmonim. Të gjithë ranë dakord: opsioni ishte 70 milion dhe ne arritëm të merrnim një zbritje.

Vetëm për shkak se një lojtar është i dëmtuar nuk do të thotë se nuk do të ketë rëndësi në 5 vitet e ardhshme. Dhe ai tashmë ka qenë i rëndësishëm gjatë gjithë sezonit të kaluar, edhe nëse ka luajtur më pak në Final-8 të Champions League”.

Komento: