Leonardo jep lajmin e madh për Fabregasin

17:38 | 10 December 2018

Milan po tenton me çdo kush të forcojë mesfushën.

Dhe, për këtë Milan po tentoj të bëjë ‘shoping’ te skuadra angleze Chelsea.

Cesc Fabregas është drejt largimit prej skuadrës angleze të Chelseat.

Futbollisti nuk po ka hapësira te ekipi i Ligës Premier që nga ardhja në krye të shtabit teknik të Maurizio Sarrit.

Shefi i kuqezinjve, Leonardo pranon se po diskuton në mënyrë aktive për arritjen e një marrëveshje rreth mesfushorit spanjoll.

Me kontratën që i mbaron në qershor të 2018, Milan mund të mirëpresë shërbimet e Cescut në fund të këtij sezoni.

Megjithatë, Leonardo ka lënë të kuptohet se janë duke eksploruar mundësinë e blerjes së Cesc në afatin kalimtar të janarit.

“Ne jemi duke e vlerësuar atë, duke pasur parasysh mundësitë, por nuk bëmë ndonjë lëvizje konkrete” konfirmoi drejtori i Milanit.

“Ne ende po i vlerësojmë kushtet”, shtoi më tutje ish-futbollisti dhe trajneri i Rosonerëve.

Komento: