Leonardo jep lajmin e ZI për tifozët e Milanit

11:15 | 29 December 2018

Milan nuk pritet të bëjë transferime gjatë afatit të janarit.

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, u ka thënë fansave kuqezi që të mos presin transferime në janar, sepse skuadra dëshiron të bëjë transferime por nuk mundet.

Milani është nën kontroll të Financial Fair Play, kështu që nuk pritet të ketë investime të mëdha në skuadrën e Gennaro Gattusos, transmeton Express.

“Nuk do të ketë transferime të mëdha”, ka thënë Leonardo.

“Kemi 30 lojtarë momentalisht në skuadër, kështu që patjetër do të ketë largime. Ne nuk do të blejmë, jo që nuk duam, por nuk mundemi”.

“Ata që qëndrojnë këtu do të qëndrojnë sepse ashtu dëshirojnë, përndryshe lamtumirë dhe faleminderit”, ka thënë Leonardo.

Komento: