Leonardo në aksion, po e sjell super yllin 19 vjeçar nga Brazili

13:47 | 13 Prill 2019

Milan është jashtëzakonisht i kënaqur me lojtarin brazilian, Lucas Paqueta.

Ky i fundit në afatin e janarit u transferuar në ‘San Sir’ nga klubi brazilian Flamengo.

Shkëlimi i Paquetas ka bërë që drejtuesit e Milanit të interesohen për transferime të tjera nga Brazili.

Mediat në Itali raprotojnë se Milan tashmë është duke bërë përpjekje për blerjen e Antony nga Sao Paulo, përcjell ORAinfo.

Antony, 19 vjeç, është një lojtar që mund të luajë në të dy anët. Ardhja e tij do të ndihmonte shumë Paquetan dhe Piatek në fuqizimin e sulmit të rossonerëve.

Megjithatë, Sao Paulo ka parë se Antony ka shumë potencial dhe ka zgjatur marrëveshjen e tij të tanishme deri në vitin 2023.

Sidoqoftë, Milan e ka komunikuar interesin e tyre për lojtarin dhe përfaqësuesve të tij kanë nisur përpjekjet për sjelljen e 19 vjeçarit në ‘San Siro’. /ORAinfo/

Komento: