Leonardo në aksion, po i sjell në ‘San Siro’ dy super lojtarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Leonardo në aksion, po i sjell në ‘San Siro’ dy super lojtarë

11:48 | 25 Janar 2019

Milan thuhet se është i afërt të nënshkruaj me mesfushorin e Bordeaux, Aurelien Tchouameni dhe shpreson ta riktheje në ekip edhe Gerard Deulofeu, i cili tani luan tek Watford.

Sipas Tuttosport dhe Sport Mediaset, drejtori sportiv i Milanit Leonardo po punon për një kredi me një opsion për të blerë Deulofeu, përcjell ORAinfo.

Foto: Deulofeu

24-vjeçari kaloi gjysmën e dytë të fushatës 2016-17 në San Siro, duke shënuar katër gola dhe duke ndihmuar tre në 18 paraqitje për rossonerët.

Sipas mediave italiane, Milan është në prag që të bëjë edhe një marrëveshje për transferimin e Tchouameni nga Bordeaux. /ORAinfo/

Foto: Aurelien Tchouameni

Komento: