
E ardhmja e Leonardo në AC Milan varet nga kualifikimi i Rossonerëve për Ligën e Kampionëve, raporton La Gazzetta dello Sport, përcjell ORAinfo.
Brazili është duke ecur mbi ‘akull të hollë’ duke rrezikuar përmbytjen, dhe e ardhmja e tij në klub varet nëse Milan arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm i cili ka qenë edhe objektivi kryesor i drejtuesve të Milan.

Mediat në Itali kanë raportuar se Leonardo pritet të zëvendësohet nga drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare.
Luis Campos është një tjetër emër në listën e Gazidis pavarësisht pretendimeve të kohëve të fundit të presidentit të ekipit francez Lille, i cili tha se ish drejtori i Monakos nuk do të largohet. /ORAinfo/