Leonardo niset drejt Francës, po e sjellë super-futbollistin

16:07 | 06 Mars 2019

Allan Saint-Maximin, është i zgjedhuri për të forcuar pjesën ofensive në qershor, kështu që Milani ngroh motorët për ta arritur këtë transferim.

Leonardo, siç zbuloi Corriere dello Sport ishte gjithashtu në Francë në javët e fundit për t’u marrë me këtë punë përcjell ORAinfo.

“Ne u përpoqëm të merrnim emra të rinj në janar , por nuk gjetëm profilin që do të na lejonte të bënim një transferim të tillë.

“Ne nuk blemë shumë, kemi besim në atë që kemi pasi që Gennaro Gattuso ka besim te Lucas Paquetën dhe Krzysztof Piątekin. Gjithsesi ne do të tentojmë të lidhemi përsëri me Nice, për të diskutuar për Allan Saint-Maximin”, ka thënë Leonardo./ORAinfo/

Komento: