Leonardo po e largon nga Milani “Messin e Ballkanit”

16:43 | 09 January 2019

Shumë lojtarë të Milanit do të largohen në këtë afat të janarit.

Madje edhe menaxheri i përgjithshëm në Milan, Leonardo, ka treguar se e ardhmja e Alen Haliloviqit në klub është ende e pasigurtë përcjell ORAinfo.

Ish Mesfushori i Barcelonës mendohet të jetë duke negociuar largimin e tij duke u transferuar në Besiktas.
“Nuk ka asgjë konkrete në tryezë. Kemi 30 lojtarë, prandaj është e qartë se disa duhet të largohen”, ka deklaruar Leonardo.

Ndryshe, Halilioviç është quajtur edhe “Messi i Ballkanit”./ORAinfo/

Komento: