Leonardo po e shet Suson, për ta transferuar yllin e madh

15:35 | 11 March 2019

Milani nuk e ka ndërmend të ndalet.

Pas dy goditjeve të mëdha në merkaton e janarit me Piontek dhe Paketa, Milani është gati të bëjë dhe një tjetër goditje të këtij kalibri në verë.

Por nuk do të jetë kaq e thjeshtë se në këtë operacion duhet të përfshihet Suso. Sipas “Sport Mediaset”, gjatë ndeshjes që Milani luajti kundër Kievos, në stadium ishin disa emisarë të cilët ndoqën Suson, por nga ana tjetër Milani kishte dërguar emisarët e saj për të ndjekur në Marsejë lojtarin e Nisës, Alan Sent-Maksimin.

Vlera e lojtarit në treg është 40 milionë euro, aq sa Milani do të shesë tek Arsenali Suson. Pra, e vetmja mënyrë për të arritur te lojtari francez është të shitet Suso, pasi do të shkelej Financial Fair Play nga UEFA.

Tashmë mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë gjatë verës dhe cilat janë predispozitat që të kryhen këto operacione.

Komento: