Milan është afër një marrëveshje për mbrojtësin e Juventusit, Mehdi Benatia.
Tuttosport raporton se Benatia është lidhur si një objektiv i gjatë për Milanin, si dhe thuhet se Arsenali dhe Borussia Dortmund, kanë interes për të transferuar lojtarin, përcjell ORAinfo.
Drejtori i Milanit, Leonardo është duke përgatitur një ofertë për Benatia, për ta sjellë atë në Milano, dhe ka të ngjarë të përdorë rrugën ndërmjet klubeve të krijuara në marrëveshjen Higuain-Bonucci-Caldara që u zhvillua në verë.
Me blerjen e Benatia nga Milan, rosonerët shpresojnë se ndoshtase Juventusi do t’u bëjë një zbritje në marrëveshjen e përhershme për Gonzalo Higuain në verë. /ORAinfo/