Milani e ka ndërmend të përforcohet edhe më tutje.
Në fakt në mendjen e rossonerëve është Qendër mbrojtësi i Bolonjës, Gabriele Corbo që ka kohë që është në radarin e Milanit raporton Calcio Mercato përcjell ORAinfo.
19-vjeçari përfaqësohet nga super agjenti Mino Raiola, i cili mund të ndërmjetësojë një marrëveshje mes dy klubeve këtë verë.
Corbo ka qenë i rregullt në ekipin rinor të Bolonjës këtë sezon dhe tashmë ka nëntë paraqitje në fanellën U-21 të Italisë./ORAinfo/