Pas Paquetës dhe Piatek, Leonardo po punon për t’i dhuruar një tjetër futbollist Gattusos, në këtë fazë shumë të rëndësishme të kampionatit italian.
Bëhet fjalë për një njohje të vjetër të kuqezinjve, sulmuesin anësor spanjoll Gerard Deulofeu, të cilin drejtuesi brazilian kërkon ta rikthejë te Milani.
Futbollisti ka qenë pjesë e Milanit për 6 muaj në vitin 2017, duke bërë një figurë mjaft të mirë, por në fund kuqezinjtë zgjodhën të mos e blejnë nga Barcelona.
Aktualisht Deulofeu është pjesë e Watfordit në Premier League, ku po luan një rol mjaft të rëndësishëm, por Milani ka bërë ofertën zyrtarë.