Cristian Zapata, sigurisht që i ka befasuar tifozët e AC Milan këtë sezon, pasi ai ka qenë një nga qendër mbrojtësit më të mirë të Rossonerëve deri më tani.
Prandaj, pasi u vlerësua nga Gattuso, menaxhmenti po konsideron gjithashtu shpërblimin e tij me një kontratë të re përcjell ORAinfo.
“Në qoftë se nuk do të ishte për moshën e tij, një mbrojtës me karakteristikat e tij do të vlejë sot në vlerë prej € 40m – € 50m në tregun e transferimeve”, deklaroi Gattuso disa ditë më parë.
Sot, agjenti i tij, Ivan Cordoba, u takua me Leonardon në Casa Milan. Ish-mbrojtësi i Interit diskutoi mundësinë e zgjatjes së kontratës së klientit të tij në bazë të një marrëveshjeje dyvjeçare, me vlerë 1.7 milion euro për sezonin./ORAinfo/