Duket se Piatek do të përfundojë në AC Milan.
Megjithatë rossonerët po kërkojnë edhe përforcime për mesfushë dhe ideja më e fundit për Rossonerët është ajo e Amadou Diawara përcjell ORAinfo.
Menaxheri i ofroi Napoli një hua me të drejtën e riblerjes, por u refuzua nga De Laurentiis, i cili vetëm do ta shiste lojtarin në mënyrë të përhershme për 30/35 milionë euro, siç raportohet nga Sky Sports.
Tani mbetet për t’u kuptuar nëse Milan do të insistojë ndoshta duke u përpjekur të ndryshojë formulën ose do të heqë dorë nga ai.
Leonardo është gjithashtu në kërkim të një anësori, e Yannick Carrasco duke qenë në krye të listës./ORAinfo/