Leonita e Granit Xhaka pranojnë dhurata të mëdha për bebin e tyre

12:57 | 23 Gusht 2019

Ja çfarë dhurata të bukura pranuan Leonita e Granit Xhaka për bebin e tyre

Leonita dhe Granit Xhaka fillojnë të përgatiten për fëmijën e tyre të parë. Edhe pse gjinia e fëmijës nuk dihet ende ata vazhdojnë të postojnë fotografi dhe momente të bukura që po kalojnë gjatë shtatzanisë së Leonitës, shkruan rtv21.

Çifti gjithmonë janë parë të lumtur pranë njëri-tjetrit. Së fundmi ajo ka pranuar edhe disa dhurata për bebin e tyre. Një beberon dhe dy luhatëse për fëmijë, të cilat i ka postuar në Instagram.

Ylli shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, në muajin maj e kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së parë.

Lajmin e kishin bërë të ditur përmes një fotografie të bukur që e publikuan në llogaritë e tyre në Instagram.

Komento: