Leonora – Albës: Nëse ke vendosur të mbulohesh dhe nuk po fal namaz, po e bën për lojë

23:19 | 06 Shkurt 2026

Një debat i ashpër shpërtheu të premten në Big Brother VIP Kosova 4, pas rrëfimit të Albës për vendimin e saj që të mbulohet. Ky veprim nxiti reagime të forta si brenda shtëpisë ashtu edhe në publik.

Opinionistja Leonora Jakupi e vuri Albën përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë, duke theksuar se në Islam mbulimi lidhet ngushtë me praktikimin e plotë të fesë, përfshirë faljen e namazit.

Deklarata e Albës se nuk ka njohuri të mjaftueshme rreth praktikave fetare e bëri Leonorën të reagojë me tone të forta, duke e akuzuar se feja nuk duhet përdorur si lojë.

“Me fenë myslimane, kur mbulohesh nënkupton mbulesën e trupit, por edhe faljen e pesë vakteve të namazit. Alba, nëse ti vë mbulesë dhe nuk di të falësh namaz, këtë po e bën për lojë dhe këtë nuk dua fare ta besoj. Nuk luhet me Zotin dhe fenë islame në këtë formë, sinqerisht dhe jo në këtë pikë të lojës”, ka thënë Leonora.

Komento: