Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi ‘përballen’ në një festë, ka kohë që nuk flasin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi ‘përballen’ në një festë, ka kohë që nuk flasin

13:03 | 18 Tetor 2021

Nora Istrefi dhe Leonora Jakupi ka kohë që nuk flasin, ‘përballen’ në një festë.

Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi me sa duket nuk kanë raporte shumë të mira.Gjithë kjo u aludua në medie kur Leonora Jakupi kishe dhënë një deklaratë në lidhje me Norën në emisionin “Shiko Kush Luan”, shkruan GazetaBlic.

“Unë nuk jam person që mbaj inate; por “hë për hë” nuk do i flisja Nora Istrefit. Janë arsye të forta, se ka bërë një gabim të madh ndaj meje…”, tha Jakupi.

Pas kësaj më nuk i kemi parë pranë njëra-tjetrës deri në momentin kur i bëri bashkë shoqja e tyre, Jehona Sopi, e cila festoi ditëlindjen në shtëpinë e saj dhe të ftuara ishin të dyja.Nga pamjet që u publikuan në rrjetet sociale, Nora dhe Leonora nuk qëndruan afër për asnjë moment.

Komento: