Leonora Jakupi na sjell pamje nga pushimet e saj, duke tejet bukur e veshur në të zeza

11:04 | 12 Shtator 2021

Leonora Jakupi me plot stil e me dekolte të hapur në pozën e radhës nga pushimet në Bodrum.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja, e cila vetëm në Instagram numëron 287 mijë njerëz, vazhdon të jetë në formë të mirë.

Ajo së fundmi po shijon pushimet në Bodrum të Turqisë, derisa ka marrë vëmendje me paraqitjen e radhës e veshur me plot stil.

Në një fustan të gjerë e me dekolte të hapur, 42-vjeçarja ka bërë që të marrë komplimente të shumta.

Dukjen e ka kompletuar me një shami të markës Gucci e po ashtu edhe me një palë syze ngjyrë kafe.

Fotografia për pak minuta ka arritur të grumbullojë mbi dy mijë pëlqime.

Leonora përndryshe këtë vit ka qenë më pasive në muzikë e po ashtu në mbrëmje e koncerte muzikore.

Prej vitesh, ylli nga Drenica ka bërë një tërheqje nga projektet duke u fokusuar më shumë në jetën private.

Komento: