Leonora Jakupi thyen heshtjen për raportin me Valdrin Sahitin: “Shumë sfida, mërzi, dashni”

19:30 | 19 Tetor 2021

“Shumë sfida, mërzi, dashni”, Leonora Jakupi thyen heshtjen për raportin me Valdrin Sahitin.

Leonora Jakupi shpesh është përfolur në media për raportin e saj me dizajnerin Valdrin Sahitin.

E gjithë kjo erdhi pasi këngëtarja një periudhë kohore nuk bashkëpunoi me të, shkruan Reporteri.net.

Por, pikërisht sot, në ditën e lindjes së Valdrin Sahitit, Leonora Jakupi i ka vënë vulën çdo gjëje mes tyre.

Këngëtarja e ka uruar atë me fjalët më të mira, derisa ka shkruar se ata bashkë kanë kaluar shumë sfida e mërzi.

“Nuk do më mjaftonin fjalët të flisja për ty, mik i çmuar, vëlla i vogël. Shumë sfida, mërzi, punë e dashni kemi pas këto vite bashkë…Ti mbetesh i vogli i zemrës sime e i madhi i artit dhe suksesit”, ka shkruar Leonora Jakupi.

Komento: