Leposaviq: Një shtetasi serb i konfiskohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara

15:51 | 22 January 2023

Policia ia konfiskon një shtetasi serb mbi 30 mijë euro të padeklaruara.

Policia në fshatin Bistricë të Leposaviqit ka kapur 30 mijë euro të padeklaruara, gjatë kontrollit të një veturë me targa të huaja, të cilin po e ngiste një shtetas serb i moshës 20 vjeçare me inicialet M.R.

Rasti në fjalë është inicuar si ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’.

“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda i cili ka sugjeruar të iniciohet vepra penale ‘’Mosdeklarim i pasurisë’’ dhe të konfiskohen të hollat”, thuhet në deklaratën e policisë, njofton Klankosova.tv.

Personi i dyshuar më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Komento: