‘Lepur Ik’, nis protesta e VV-së kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezit

12:05 | 26 April 2019

Ka nisur protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë.

Protesta është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje kundër kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, duke thënë se korrupsioni është rritur në Kosovë.

“Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin. Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës nuk është Republikë, por Lepurblikë”, ka deklaruar ditë më parë kjo parti.

Komento: