Një person nga Skenderaj është pranogsur nga policia.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranogusr një person së Skenderaj, pasi që dyshohet se u ka mundësuar katër personave që të pajisen me certifikata të veteranëve luftëtarë në mënyrë të paligjshme.
Katër certifikata të veteranëve luftëtarë në mënyrë yë jashtëligjshme ka lëshuar një person në Skendëraj, duke u mundësuar këtyre personave që të përfitojnë pensione.
I njëjti është prangosur mbrëmë nga Policia e Kosovës, dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“SKENDERAJ (NN) shkurt & prill-2018. Është prangosur një mashkull K/Shqiptar, pasi që dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur, duke u mundësuar katër personave Certifikata të Veteranëve Luftëtar, me të cilat të njëjtin kanë përfituar pensionin si Veteran Luftëtar në mënyrë të paligjshme. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia në raportin 24 orësh.