
Protestuesit janë ndalur te objekti i Policisë së Kosovës, pasi kanë marshuar te Ministria e Drejtësisë dhe te objekti i Këshillit Prokurorial.
Para objektit të forcave të rendit, protestuesit kanë hedhur letrën e Arlinda Zekajt, e cila tashmë po konsiderohet si testament i saj, për shtetin që nuk i doli në mbrojtje.
Gjithashtu, edhe ngjyra e kuqe është hedhur para objektit, që sipas protestuesve, simbolizon gjakun e grave të vrara.

“Policia duart me gjak”, ka qenë njëra prej thirrjeve, ku gjithashtu është hedhur edhe tym i zi.