Trumpi i shkruan Erdoganit: Mos bëj të fortin, mos u bëj budalla.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i ka dërguar një letër atij turk, Recep Tayyip Erdogan, se nëse sulmet në Siri nuk zgjidhen në mënyrë njerëzore, do ta shkatërrojë ekonominë turke.
Trumpi, siç raporton The Guardian, e ka kërcënuar homologun e tij turk me fjalë si “Mos u bëj budalla”.
Gazetarja amerikane e Fox Bussines, Trish Regan, ka publikuar letrën e Trumpit që ia ka dërguar presidentit turk Erdogan. Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon Erdoganit të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë, transmeton Koha.
“S’do të duash të jesh përgjegjës për vr’asjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trumpi në letrën e shkruar më 9 Tetor.
Trumpi i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqësore me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.
“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trumpi presidentit turk ndër të tjera, duke shtuar
“Do t’ju thërras më vonë”.