Letra e ish-lojtarit të Milanit që bëri vetëvrasje tregon se çfarë e shtyju

19:15 | 05 Qershor 2021

Letra dhe veprimi ekstrem i ish-milanistit, reagojnë prindërit e 20-vjeçarit.

Vetëvrasja e Visin Seid ka shkaktuar dhimbje dhe debat në Itali. 20-vjeçari me origjinë nga Etiopia por i birësuar nga një familje italiane, vendosi dje të merrte veprimin ekstrem. Më parë kishte luajtur tek të rinjtë e Milanit, aty ku ka pasur shok skuadre Gigio Donnarumma.

Në media qarkulloi një letër e shkruar nga Seid. Të gjithë mllefin e tij e kishte shndërruar në germa në janarin e vitit 2019. Një letër pikëlluese, teksa gjithçka lidhej me racizmin e pësuar në tokën italiane.

Prindërit e tij kanë reaguar shkurt, duke mohuar që djali i tyre të jetë vetëvrarë prej racizmit. Gjesti ekstrem i Seid nuk buron nga episodet e racizmit”, shprehen prindërit me lot në sy dhe të shokuar.

LETRA E SEID – “Kudo që shkoj, kudo që jam, ndjej peshën e shikimeve skeptike, paragjykuese, të neveritshme dhe të frikshme të njerëzve. Unë nuk jam emigrant, jam adoptuar kur isha fëmijë dhe mbaj mend që të gjithë më donin. Kudo që shkoja më flisnin me gëzim, respekt dhe kuriozitet. Tani më duket se gjithçka është kthyer përmbys.

Kam qenë në gjendje të gjej punë dhe më pas ta lë, pasi shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, refuzonin t’ju shërbeja unë. Nuk ndihesha i qetë, ata më akuzonin mua si përgjegjës që shumë të rinj italianë nuk ishin në gjendje të gjenin punë.

Diçka ndryshoi brenda meje. Ishte sikur të kisha turp që jam një djalë i zi dhe kisha frikë nga fakti që konsiderohesha si emigrant. Ishte sikur unë duhet t’u provoja njerëzve që nuk më njihnin se isha njëlloj si ata. Italian dhe i bardhë. Bëja shaka të këqija për njerëzit e zinj për të treguar se isha si ata, por ishte shumë frikë.

Frikë për urrejtjen që pashë brenda syve të njerëzve kur shihnin emigrantët. Nuk doja që njerëzve t’u vinte keq për mua, thjesht dua t’i kujtoj vetes se vështirësitë dhe vuajtjet që po përjetoj janë një pikë uji në krahasim me oqeanin e vuajtjeve të përjetuara nga ata që preferojnë të vdesin para se sa të dalin nga ferri dhe mjerimi.

Ata njerëz rrezikojnë jetët e tyre, disa prej tyre madje e kanë humbur, vetëm për të shijuar atë që ne e quajmë thjesht jetë“.

Komento: