Letra e Trump dërguar Thaçit, reagon Vetëvendosja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Letra e Trump dërguar Thaçit, reagon Vetëvendosja

13:18 | 19 Dhjetor 2018

Po vazhdon që edhe më tutje të komentohet letra e Presidentit amerikan, Donald Trump dërguar,Hashim Thaçit.

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi e ka mirëpritur letrën e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dërguar në adresë të Presidentit të vendit Hashim Thaçi, lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Bislimi, ka thënë se edhe VV-ja dakordohet në terësi me qëndrimin e SHBA-së, por është shprehur kundër kryesimit të dialogut nga Presidenti Thaçi dhe Ekipi Negociator.

“Letra e ardhur nga Shtëpia e Bardhë e rithekson faktin se SHBA kanë investuar në Kosovën e pavarur dhe sovrane, dhe se SHBA dëshirojnë që shteti ynë të rritet. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë nënkupton që cilido skenar që e zvogëlon territorin e Kosovës, ose ia heq një pjesë asaj, është i papranueshëm edhe për SHBA. Me këtë dakordohet në tërësi si Lëvizja VETËVENDOSJE! e dua të besoj edhe shumica e faktorëve politikë shqiptarë.

Së dyti duhet theksuar se në letrën e ardhur nga Shtëpia e Bardhë, ndryshe nga mesazhi i ardhur nga Mogherini, nuk përmendet kryesimi i dialogut nga presidenti Thaçi. Përkundrazi aty shprehimisht kërkohet që subjektet parlamentare të Kosovës të flasin me një zë unik në këtë dialog. Ky zë unik nuk mund të arrihet rreth një figure përçarëse si Hashim Thaçi, e as me ekipet negociatore të aleatëve të tij”, ka thënë Bislimi përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Komento: