Aleksandër Vuçiqi thotë se as që i shkon mendja ta lexoj e t’i përgjigjem Pacollit.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiqi ka deklaruar se as që i bie ndër mend ta lexojë dhe as të përgjigjet në letrën që e ka marrë nga ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli dhe as në letrat tjera që i merr nga politikanë nga Beogradi.
Ai ka shtuar se çdo ditë merr shumë letra nga qytetarët dhe se përqendrohet të përgjigjet në to.
“E t’iu përgjigjem politikanëve nga Beogradi e nga Prishtina, as që më ndër mend. As t’i lexoj dhe as të përgjigjem në to. Ata nuk më kanë shkruar që t’i lexoj unë letrat, por i kanë dërguar që të tjerët t’i lexojnë së pari ato letra”, ka thënë ai.
Ai në fund ka theksuar se “nuk do të dinte se çfarë do t’i përgjigjej Pacollit e të mos dilte komik”.