
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 24 prill 2026.
Në njoftim bëhet e ditur se ka rënë për 1 cent çmimi i naftës, ndërkaq është rritur për 1 cent çmimi i benzinës. Çmimi i gazit vazhdon të jetë 0.87 cent.
“Nafta të premten do të jetë 1.63 euro për litër. Ai i benzinës 1.40 euro dhe çmimi i gazit 0.87 euro për litër”, njoftoi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për të gjitha pikat e shitjes me pakicë në vend.