Lëvizja e Cristiano Ronaldos ka tunduar tre yje të PSG-së

15:26 | 25 March 2023

Cristiano Ronaldo filloi në fitoren 4-0 të Portugalisë ndaj Lichtenstein për të bërë paraqitjen e tij të 197-të dhe u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë të ndeshjeve ndërkombëtare.

Sulmuesi 38-vjeçar, i cili shënoi dy gola të enjten, befasoi shumëkë pasi vendosi të ndahej me Manchester United në nëntor dhe t’i bashkohej skuadrës saudite Al-Nassr.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain janë të gatshëm të bindin disa nga lojtarët e tyre që të ndjekin hapat e Ronaldos dhe t’i bashkohen një skuadre nga Arabia Saudite gjatë verës.

Kampionët e Ligue 1 duan të ndahen me Lionel Messin, Neymarin dhe Sergio Ramosin. Siç ka bërë të ditur tashmë Marca, spanjolli ka qenë duke negociuar për një kalim të mundshëm te Al Nassr.

Ndërkohë, sipas Goal, rivalët e Al-Nassrit, Al-Hilal janë të gatshëm të zbarkojnë Messin. Në rast se nuk arrijnë ta joshin atë në Arabinë Saudite, ata mund të bëjnë një lëvizje Neymarin.

Braziliani nuk është i gatshëm të largohet nga PSG, por ai do të ishte i hapur për të dëgjuar një ofertë të mundshme.

Komento: