Lëvizja e lirë pa viza, mbi 90 mijë qytetarë kaluan kufijtë në vikend, Selaniku destinacioni i ri

15:05 | 09 Janar 2024
levizja-e-lire-pa-viza,-mbi-90-mije-qytetare-kaluan-kufijte-ne-vikend,-selaniku-destinacioni-i-ri

Lëvizja e lirë pa viza ka rritur edhe numrin e hyrje-daljeve në pikat kufitare në Kosovë.

91 mijë e 836 qytetarë kanë dalur vetëm të shtunën e të dielën që lamë pas nga pikat kufitare.

Lëvizja e qytetarëve pa viza ka shtuar një destinacion të ri për kosovarët. Udhëtimi në Selanik të Greqisë është alternativa e re për mijëra kosovarë të cilët shijuan udhëtimin e parë në Greqi pa viza.

Kjo ka bërë që kalimi kufitar për në Maqedoninë Veriore të dyfishohet menjëherë në ditët e para të këtij viti.

Plot 22 mijë e 442 qytetarë kanë udhëtuar të shtunën e të dielën në pikën kufitare në Maqedoninë Veriore.

Komento: