Lëvizja FOL për Raportin e Progresit: Ndërhyrja në sistemin gjyqësor dhe prokurorial janë të papranueshme

19:38 | 31 Tetor 2024
levizja-fol-per-raportin-e-progresit:-nderhyrja-ne-sistemin-gjyqesor-dhe-prokurorial-jane-te-papranueshme


Viona Bunjaku nga Lëvizja FOL është shprehur se nga Raporti i Progresit është gjetur në të gjitha fushat mangësi, njëjtë si vitin e kaluar.

“Raporti i Progresit për vitin 2024, pothuajse në të gjitha fushat ka gjetur mangësi në implementimin e rekomandimeve të vitit të kaluar dhe se të njëjtat janë përsëritur për këtë vit”, tha ajo.

Bunjaku thotë se Raporti konstatoi dështimin e Qeverisë për reformën në drejtësi.

“Raporti i Progresit ka konstatuar edhe njëherë se Qeveria ka dështuar të bëj reformën në drejtësi në linjë me standardet evropiane, duke mos i konsultuar amendamentet finale të Ligjit për Këshillin Prokurorial me Komisionin e Venecias”, deklaroi ajo.

Tutje, Bunjaku nga Lëvizja FOL deklaroi se ndërhyrja e pushteti në sistemin gjyqësor është element negativ për sundimin e ligjit.

“Ndërhyrja në sistemin gjyqësor dhe prokurorial është e papranueshme. Këto pushtete janë të ndara dhe të pavarura në ushtrimin e kompetencave dhe përplasja e Qeverisë me gjyqësorin dhe prokurorinë është një element negativ për përmirësimin e sundimit të ligjit dhe transparencës”, u shpreh ajo.

Komento: