Lëvizja Vetëvendosje ka këtë ofertë për koalicion me LDK-në – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lëvizja Vetëvendosje ka këtë ofertë për koalicion me LDK-në

23:29 | 03 Dhjetor 2019

Duket se Lëvizja Vetëvendosje ka një ofertë për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka treguar se cila është oferta e VV’së ndaj LDK’së për bashkëqeverisje.

“Propozimi jonë është ndarja e ministrive 5 me 5”, ka thënë Konjufca.

“Ky është kompromisi jonë. Ndarja e ministrive 5 me 5 dhe kryeministri për kryeparlamentarin. Presidenti i padiskutueshëm”

Po ashtu, Konjufca ka thënë se dy anëtarë të VV’së do të jenë pjesë e kryesisë së Kuvendit pasi që i takojnë sipas Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe, LDK dhe VV nuk arritën të lidhin një marrëveshje të hënën për koalicion qeverisës pasi që LDK kërkoi Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe postin e presidentit.

Komento: